Mezi po presim, “Memo” i “Mrekullia në qelinë e 7-të” i ftuar në emisionin shqiptar

“Mrekullia në qelinë e 7-të” ishte filmi më i ndjekur gjatë karantinës. Ai u kthye në pak kohë në një nga filmat më të komentuar në rrjetet sociale në shumë shtete të botës, përfshirë këtu edhe vendin tonë.

Mirëpo, një lajm i bukur vjen për të gjithë shqiptarët. ‘Memo’, aktori kryesor i këtij filmi, do të japë një intervistë për audiencën shqiptare.

Aras Bulut Iynemli, do të jetë i ftuar në emisionin “Qejfi ma i madh se Stambolli”, në Klan Kosova.

Ky film është vlerësuar edhe me 6 çmime në “Festivalin e Filmit në Izmir”. Teksa, Aras mori çmimin “Aktori më i mirë mashkull” dhe Nisa Sofiya Aksongur çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu