Mickoski akuzoi Filipçen për spiunazh, pjesë e tradhtisë edhe BDI

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në 35 vjetorin e themelimit të partisë i dërgoi porosi kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe që të mos e spiunojë shtetin në vendet fqinje me qëllim të rikthimit në Qeveri. Mickoski akuzoi rëndë kundërshtarin e tij politik se me veprimet e tij po dëmton interesat kombëtare t Maqedonisë së Veriut.

“Nuk mundemi të lejojmë që të na spiunojnë jashtë vendit ata që duhet të jenë ruajtës të interesave nacionale. Dhe të mos mendojnë se premtimi për lëshime, degradime dhe nënshtrime do t’i sjellin sërish në qeveri.

Populli është i vetëdijshëm dhe nuk do të lejojë që sërish të mashtrohet. Atë që Venko Filipçe e bëri në Athinë, vetëm na rikujtoi se spiunimi i vendit tënd, nuk është e huaj dhe nuk guxon të harrohet që të mos përsëritet”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Për korrupsion e tradhti gjatë 7 viteve të kaluara, pos LSDM-së, Mickoski tre herë në fjalimin e tij e përmendi dhe BDI-në, duke e vendosur theksin në qeverisjen e saj kriminale dhe aferat në të cilat janë të përshirë deri tani ish funksionarët e saj

“7 vitet e qeverisjes BDI-LSDM të cilat lanë me të vërtetë plagë të thella, plagë të cilat u panë në të gjitha institucionet, në çdo këndë të Maqedonisë sonë. Korrupsion, i cili i ka shkatërruar themelet e drejtësisë, tradhti që i kanë varrosur interesat shtetërore, rrënim të institucioneve, me çka qytetarët tanë mbetën të dëshpëruar dhe pa shpresë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ndaj akuzave të Mickoskit, LSDM-ja u përgjigj duke e pyetur atë se kur do ta rikthen emrin e vjetër kushtetuese. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu