Mickoski: Çështja për gjuhën është e vendosur, Von der Lajen e bindur se maqedonishtja do të jetë gjuhë zyrtare në BE

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Fronteks në gjuhën maqedonase, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Lajen theksoi se maqedonishtja është në nivel të barabartë me të gjitha 24 gjuhët e tjera në BE – pa fusnota dhe pa yje.

“Jam e bindur se nuk do të kalojë shumë kohë që ta kemi edhe gjuhën e 25-të, sepse gjuha maqedonase është një gjuhë e kaq e bukur”, pohoi Ursulla von der Lajen, kryetare e komisionit europian.

Gjuha maqedonase është e drejtë e fituar, thotë Mickoski dhe sipas tij kjo temë është e mbyllur. Nuk duhet të hapet fare, për shkak se, siç tha, gjuha maqedonase është e njohur nga KB dhe është e kodifikuar në 1977.

“Ajo është konstante dhe mendoj se sa më shumë e hapim këtë temë aq më keq për identitetin tonë. Kjo çështje është e mbyllur dhe askush nuk duhet ta hapë”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Jo vetëm në Maqedoni por edhe në Bullgari marrëveshja me FRONTEKS ngjall reagime. Eurodeputeti bullgar nga radhët e VMRO-BND, Angel Xhambaski, i akuzoi partitë politike në Bullgari, DPS, GERB.

“Dje Ursula von der Lajen dhe Dimitar Kovaçevski nënshkruan marrëveshje për menaxhim të kufijve. U nënshkrua në maqedonisht, pa fusnotë, pa mendime të veçanta. Këtë e theksoi edhe nënkryetarja e KE-së, se marrëveshja është nënshkruar në gjuhën maqedonase, siç premtoi”, Angel Xhambaski, eurodeputet bullgar.

Xhambaski në Facebook i akuzoi partitë politike në Bullgari që siguruan mandate në parlamentin e ri, se kanë lejuar legjitimim të “gënjeshtrës së gjuhës maqedonase”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu