Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar pagat mujore të përbërjes qeveritare, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, ministrin e Brendshëm Pançe Toshkovski, dhe ministrat e tjerë, përcjell INA.
Sipas të dhënave zyrtare:
Kryeministri Hristijan Mickoski merr një pagë neto prej 140.450 denarë, që është rreth 2.285 euro në muaj.
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski merr një pagë neto prej 140.405 denarë, që është rreth 2.284 euro në muaj.
Të gjithë ministrat e tjerë marrin paga neto prej 115.540 denarë, që është rreth 1.879 euro në muaj.
Këto janë paga neto – shuma që kalon në llogarinë bankare pas tatimeve dhe kontributeve.