Mickoski: Do të fitojmë në 45-50 komuna, plus Qytetin e Shkupit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një paraqitje në podcastin “Proveritas”, theksoi se pret një fitore bindëse historike të kandidatëve për kryetarë komunash që vijnë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa vlerësoi se numri do të jetë ndërmjet 45-50 kryetarësh komunash, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit.

“Pres një fitore bindëse përsëri të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. Pres minimum ndërmjet 45 dhe 50 kryetarë komunash, plus kryetarin e Shkupit. Tani kishim saktësisht 42. Disa më thonë se jam pesimist, disa të tjerë mendojnë se do të kemi edhe më shumë. Nuk e di saktësisht sa do të jetë ‘më shumë’, por pres që të kemi, siç do të thosha, një rezultat historik. Sepse qytetarët ndiejnë se ne jemi të sinqertë në këtë, se duam të bëjmë diçka të mirë dhe po japim gjithçka nga vetja. Kemi një fushatë të saktë, të qartë, me mesazh të drejtë — një fushatë që ofron zgjidhje. Nuk është fushatë e zezë, as me sulme personale (‘ad hominem’),” deklaroi Mickoski.

Mickoski u ndal edhe te fushata e partnerit të tij qeveritar, koalicionit VLEN, duke thënë se kandidatët e tyre për kryetarë komunash po ofrojnë projekte dhe strategji zhvillimi për komunat, ndryshe nga BDI, e cila sipas tij vazhdon me politikën e përçarjeve dhe interesit personal.

Ai tha se pret që VMRO-DPMNE të ketë rezultatin më të madh bindës në zgjedhjet lokale, me 350.000 deri në 360.000 vota në listat e këshilltarëve./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu