Mickoski: Ekonomia kolabon, rritje dramatike të papunësisë, rënie të prodhimit industrial dhe eksportit

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Micskoski sot vlerësoi se gjendja ekonomike në shtet është gjithnjë e më e rëndë, se ekonomia kolabon dhe shkon në greminë dhe se gjithnjë e më shumë njerëz mbesin pa vendet e tyre të punës. Ai theksoi se ka pasur disa tregues që e tregojnë këtë që e pohon.

Duke folur për prodhimin industrial tha se në mars të vitit 2020 kjo është për 13,4 për qind më pak në muajin e njëjtë të vitit 2019, ndërsa për periudhën nga janari e deri në mars të vitit 2020 apo në tremujorin e parë të këtij viti është për 3,5 për qind më i ulët nga periudha e njëjtë në vitin 2019.

Për atë periudhë të njëjtë, sipas Mickoskit, treguesi i dytë thotë se numri i punëtorëve në industri në mars është për 4,5 për qind më i vogël nga numri i punëtorëve në mars të vitit 2019, ndërsa numri i punëtorëve në periudhën janar dhe mars në vitin 2020 në tremujorin e parë është për 3,6 për qind më i vogël nga numri i punëtorëve në industri për periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Lidhur me shkëmbimin e mallrave, lideri i opozitës tha se eksporti në mars shënon rënie rekorde prej 26,6 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Parametri i katërt në të cilin thekson lideri i opozitës janë tatimet që i mbledh DAP-i. Këto tatime që i ka mbledhur DAP-i, siç tha ai, janë për 10 për qind më të vogla për periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Për tatimin e fitimit, në periudhën nga janari e deri në fund të prillit të vitit 2020 është planifikuar të mblidhen 6 e gjysmë miliardë denarë, ndërsa janë mbledhur 4,4 miliardë denarë apo për 33 për qind më pak nga e planifikuara, ndërsa 9 për qind më pak nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Në prill të vitit 2020, siç tha, tatimi i fitimit është planifikuar të mblidhet në lartësi prej 2 miliardë e 317 milionë denarë, ndërsa janë realizuar 1 miliard e 346 milionë denarë apo për 38 për qind më pak nga e planifikuara apo për 3,5 për qind më pak nga muaji i njëjtë në vitin 2019. Sipas tij, me katër tregues thelbësorë që duhet ta ndezin llambën se diçka nuk shkon në ekonomi dhe se duhet të ndryshohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu