Mickoski flet për kryeministrin shqiptar nga BDI, për koalicionimet me shqiptarët dhe i bindur për fitoren e 61 deputetëve

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është bindur se partia e tij në zgjedhjet e ardhshme do të fitoj 61 deputetë.

“Shifrat që kam dhe janë pjesë e matjeve partiake tregojnë qartë se ka vend për rritje dhe qartë tregojnë se VMRO-DPMNE mund të vijë në zgjedhjet e ardhshme dhe të shpresojë në një fitore të tillë, pra nga 61 deputetë”, theksoi Hristijan Mickoski në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal5, përcjell INA.

Mickoski tha se për të është poshtëruese që BDI, e cila është në epiqendrën e skandaleve kriminale dhe korruptive, të emërojë kryeministër. Sipas tij, një vend që lutet për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të tregojë përgjegjësi dhe pjekuri.

“Para së gjithash, për mua si qytetar dhe si politikan është poshtëruese që partia e cila kohët e fundit është në qendër të skandaleve, që është BDI, të propozojë kryeministër. Nuk shoh se çfarë cilësie mund të sjellë ai kryeministër dhe çfarë vlere të shtuar. Së dyti, vlerësoj se një vend që kërkon të jetë pjesë e BE-së duhet të tregojë njëfarë përgjegjësie dhe pjekurie. Duhet të tregojmë se jemi të pjekur”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se duhet të ulen me partitë në pushtet dhe partitë tjera parlamentare që të merren vesh për fshirjen e qeverisë teknike dhe jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe në të gjitha zgjedhjet në vijim, sepse sipas tij, kjo nuk është ndonjë vlerë e procesit politik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu