Mickoski: Gjuha dhe identiteti maqedonas po fshihen në mënyrë talibane

Pas deklaratës së eurodeputetit bullgar Andrej Kovaçev, i cili njoftoi se është arritur një marrëveshje mes partive kryesore evropiane për të mos përmendur gjuhën dhe identitetin maqedonas në Raportin e Progresit të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, ka reaguar kryeministri Hristijan Mickoski.

I pyetur nëse kjo është një zhvillim pozitiv për vendin, Mickoski theksoi se paralajmërimet e tij për “inxhinierinë politike” po bëhen realitet.

“Është po aq keq të fshihet gjuha dhe identiteti maqedonas, sikur ato të ishin ‘moderne’. Është njësoj e rëndë, por duhet theksuar që për herë të parë, gjuha dhe identiteti maqedonas kaluan në selinë e demokracisë evropiane në Bruksel. Kjo nuk duhet harruar.”

Mickoski u shpreh se fshehja e identitetit në raport është pasojë e gabimeve politike të udhëheqësve të mëparshëm, të cilët, sipas tij, mashtruan qytetarët duke premtuar se ndryshimi i Kushtetutës do të zgjidhte gjithçka.

“Janë ata që për shtatë vite manipuluan publikun me premtime boshe. Sot kemi një realitet të hidhur: gjuha dhe identiteti maqedonas po fshihen nga dokumentet zyrtare evropiane në mënyrë talibane. Këtë e bënë Bujar Osmani, Dimitar Kovaçevski, Bojan Mariçiq dhe të tjerë.”

Mickoski bëri thirrje për reflektim dhe kërkim faljeje ndaj qytetarëve, duke akuzuar udhëheqjen e mëparshme për nënshtrim të interesave kombëtare në procesin e integrimit evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu