Mickoski: Kam vlerësim të lartë për Bekim Salin, por nuk ka marrëveshje për lëvizje strukturore në qeveri

Bekim Sali pritet të zëvendësojë Izet Mexhitin në postin e zëvendëskryeministrit të parë në qeveri, ndërsa i pyetur nëse Sali do të jetë ministër në ndonjë resor, kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk ka marrëveshje për rikonstruktim të qeverisë, përcjell TV21. Mickoski tha se pavarësisht kësaj, e vlerëson lartë personalitetin e Bekim Salit.

“Unë kur thash dje përgjigje në pyetjen ,ndërsa ju e parashtruar emrin Bekim Sali. Unë thash që e njoh dhe se kam vlerësim të lartë si personalitet. Ndërsa në lidhje me lëvizjet strukturore në qeveri, ne bisedë të tillë nuk kemi pasur. Edhe në këtë moment gjithmonë jam i gatshëm të flasim për gjithçka. Por që është arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE si parti më e madhe në Maqedoni, në Kuvend dhe në Qeveri, nuk ka marrëveshje për diçka të këtillë, por si njeri, për Bekim Salin kam vlerësim të lartë”, tha Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu