Mickoski: Nuk do të ketë dy 2/3 për ndryshimet kushtetuese, pas zgjedhjeve reformohet Maqedonia

Nuk do të ketë 2/3” dhe nëse pas zgjedhjeve do të ketë situatë të njëjtë me Bullgarinë, “do ta reformojmë Maqedoninë”, është shprehur kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në Click Plus në TV21.

Ai deklaroi se qëndrimet e tyre nuk do të lëvizin asnjë milimetër.

“Dhe ne nuk do të lëvizim nga qëndrimet tona asnjë milimetër. Nuk kërkojmë diçka që nuk na takon, që nuk është vlerë e europiane dhe të respektohen të drejtat tona. Unë nuk kërkoj diçka – ja për shembull teproj me kërkesa”, tha Mickoski.

Ai ka komentuar propozimin e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ku bëri thirrje për bashkim të partive shqiptare dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në ombrellën e “Frontit europian”.

Mickoski tha se ndodh ky koalicion, do të kenë 10 deputetë më pak se OBRM-PDUKM-ja.

“Dallimi do të jetë minus 10 deputetë në dobi të OBRM-PDUKM-së. Kjo është në bazë të analizave, anketave… Ja, 10 deputetë më pak dallim. LSDM do të ketë 25 deputetë më pak”, tha Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu