Mickoski nuk lëshon pe për ndryshimet kushtetuese, Osmani: Derisa ne vonohemi, një grup maqedonas marrin pasaportë bullgare

Lideri i opozitës Hristijan Mickoski nuk lëshon pe për ndryshimet kushtetuese. Thotë se diskutimi në komision nuk të zgjasë dhjetë ditë. Sipas tij 44 deputetë të VMRO DPMNE-së janë të unifikuar dhe kundër futjes së bullgarëve në kushtetutë.

“Më besoni se 44 deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë të qartë në qëndrimet e tyre. Mbrëmë patëm koordinim dhe pa e folur askush asnjë fjalë, në atë hapësirë ishte e qartë se të gjithë flasim me zë, e kjo është se ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar nuk do të ketë.”- deklaroi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPNNE-së.

Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke iu kundërpërgjigjur deklaratve të liderit të opozitës thotë se mos-votimi i ndryshimeve shkon në favor të radikalëve bullgarë.

Është vetëm populizëm, e dini pse? Mos-ndryshimi i Kushtetutës e favorizon kauzën e radikalëve bullgarë në dy mënyra. Një, çdo ditë e më tepër që vonohemi për në BE, një grup maqedonas marrin pasaportë bullgare, për të marrë pasaportë bullgare, ju duhet të deklaroheni në Sofje se jeni me prejardhje bullgare. Nuk ka bullgarizimin më të madh se marrja e pasaportës, po mbërrin numri deri në 100.000,si reztultar i vonesave në integrim.”- Bujar Osmani – ministwr i Punëve të Jashtme.

Kryediplomati Osmani tha se ndryshimet kushtetuese prishin idenë e radikalëve bullgarë për “një popull dy shtete”. Integrimi i bullgarëve në kushtetutë është formalizim se janë dy popuj të ndryshëm. Për herë të parë në kushtetutë do të keni popullin maqedonas si shumicë dhe një pjesë të popullit bullgar si pakicë”, u shpreh Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu