Mickoski paralajmëron kthimin e tabelave që dëshiron t’i ndryshojë Zaev

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se kthimi i tabelave që dëshiron t’i ndryshojë Zaev, do të jetë një nga gabimet historike që do t’i përmirësojë OBRM-PDUKM. Reagimi i Mickoskit vjen pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Zaev i cili tha se është i gatshëm që tabelat në të cilat shkruhet ‘okupatori fashist bullgar’ të ndryshohet dhe të shkruhet ‘okupatori fashist’.

Unë jam i gatshëm, menjëherë pasi ta fitojmë me popullin, që t’i përmirësojmë ato gabime historike dhe kundërligjore. Kthimin e tabelave që pasqyrojnë të vërtetën historike, ndësa Zaev do t’i ndryshojë, do të jetë një nga gabimet që do t’i përmirësojmë”, shkroi Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu