Mickoski: Pendarovski para se të largohet jashtë shtetit, së pari të heqë dorë nga posti i presidentit

Lideri VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Kurir ka komentuar deklaratën e djeshme të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, se nëse nuk do të ishte president, do të largohej nga shteti.

“Presidenti Pendarovski është zgjedhur nga partia e cila tre vite është në pushtet do të dëshironte të braktis shtetin ngase këtu nuk jetohej. Do të kisha sugjeruar se ndjenjën e tillë dëshpëruese tija thotë shefit të tij Zaev, ngase për tre vite ai po e dërgon shtetin në humner. A ka pranim më të mirë se kjo qeveri nuk po funksionon, gjegjësisht se po shkretohet shteti, edhe atë në mënyrë direkte nga njeriu të cilin e bënë president me votime rekord prej 3 sekondave për votë. Nëse do të kisha në vendin e Pendarovskit së pari do të isha larguar nga vendi i presidentit pas deklaratave të tillë, për shkak se nuk po bën asgjë për ta ndryshuar këtë realitet”, ka thënë Mickoski, përcjell SHENJA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu