Mickoski për kryetaren e Komisionit Antikorrupsion: Kush gabon, të largohet vetë, jo show politik

“Nëse ndonjë funksionar gabon dhe ndjen përgjegjësi, duhet vetë të tërhiqet nga funksioni, nuk ka vend për estradë politike”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të një pyetjeje të gazetarëve nëse do të kërkohet shkarkimi i kryetares së Komisionit për Antikorrupsion.

“Në jetë ka dy lloje përgjegjësie. Njëra është morale, kur njeriu ushtron një funksion të caktuar dhe nëse bën një gabim, duhet vetë të tërhiqet. E dyta është përgjegjësia penale – aty janë gjykatat, le të ndjekin ata nëse ka përgjegjësi penale. E ne tash të bëjmë estradë, e pastaj në Parlament, e pastaj se nuk ka domethënie sipas Kushtetutës e të tjera. S’kemi ndërmend më të merremi me këso gjërash. Për Këshillin Gjyqësor kemi dorëzuar kërkesë, i kemi shkarkuar, ata ende rrinë aty. Marrin mijëra euro në kurriz të qytetarëve”, tha Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu