Mickoski porosi Taravarit para takimit: I ke vetëm dy opsione – ose je në Qeveri reformuese ose je me kriminelët

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se pret një takim me Arben Taravarin në orën 17:00 në n Qeverisë për të diskutuar zhvillimet aktuale politike.

Sipas tij, Taravari ndodhet përpara një vendimi të rëndësishëm: të qëndrojë me një Qeveri që synon reforma ose të zgjedhë bashkëpunimin me forcat politike që, sipas Mickoskit,

“Për më shumë se dy dekada e kriminalizuan dhe shkatërruan shtetin”.Do të dëshiroja të dëgjoj si mendon z. Taravari për zhvillimet e fundit. Për mua, ka vetëm dy opsione: njëra është kjo Qeveri që ofron reforma, ndryshim dhe rezultate për qytetarët. Tjetra është opsioni i koalicioneve të vjetra, që kanë rrënuar institucionet dhe kanë kriminalizuar shtetin për më shumë se 20 vjet. Nuk shoh ndonjë opsion të tretë”, tha Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu