Mickoski: Presim lajme të mira nga SHBA

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pret së shpejti lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai sqaroi se pezullimi i vizave për 75 shtete, mes të cilave edhe Maqedonia, nuk i përfshin vizat për qëllime studimi dhe vizitat turistike, por vetëm ato që kanë të bëjnë me imigrimin.

“Mendoj se në ditët në vijim do të ketë lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë kur bëhet fjalë për këtë lloj marrëdhëniesh me partnerin tonë strategjik,” tha Mickoski.

Në këtë drejtim, ai shprehu edhe zhgënjim nga sjellja e opozitës.

“Më vjen keq që opozita, pas kritikave të ashpra dhe të rrufeshme ndaj Mbretërisë së Bashkuar, tani po e bën të njëjtën gjë edhe me SHBA-të. Kohët e fundit, kur u vendosën ato tarifa tregtare prej 30 deri në 35 për qind, po ata që unë i quaj llumi i shoqërisë në politikë, u nxituan t’i fyejnë SHBA-të, ndërsa nuk i pamë të kërkonin falje kur norma u ul në 15 për qind,” tha kryeministri.

Mickoski pret një rezultat pozitiv.

“Unë do të isha i kujdesshëm dhe i durueshëm dhe pres lajme të mira,” shtoi ai./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu