Mickoski: Shqiptarët në Tetovë kërkonin të bëjnë “selfie” me mua (VIDEO)

Kryetari i partisë më të madhe opozitare maqedonase Hristian Mickoski, sot ishte i ftuar në emisionin Click Plus në Tv21 ku foli për ngjarjet aktuale politike në vend.

Ai mes të tjerash disa here u shpreh i gatshëm të kërkojë vota nga shqiptarët për kandidaten e tyre për president, duke potencuar se shumë shqiptarë në vendin tonë tani më ia njohin kualitetet kandidates Gordana Siljanovska Davkova.

Ishte interesant pjesa ku kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se shumë shqiptarë në disa qytete të Maqedonisë si Tetova, Kërçova, Krushevë pas mbarimit të mitingut, shqiptarët tetovarë kanë kërkuar të bëjnë “selfie” me të.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu