Mickoski: Si e mbrojtën identitetin kur ndërruan emrat e 136 institucioneve

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në emisionin “Otvoreno” në TV Alfa pyeti se si LSDM i siguron qytetarët se ata kanë ruajtur identitetin nëse ndërrohen emrat e 136 institucioneve shtetërore.

Kreu i OBRM-PDUKM-së tha se para marrëveshjes së Prespës tek OKB-ja në mënyrë të qartë figuronte populli maqedonas dhe jo qytetarë të Republikës së Maqedonisë i përkthyer në gjashtë gjuhë dhe se gjuha maqedoanse nuk ishte në fusnotë.

Në pyetjen rreth përçarjes mes reformatorëve dhe patriotëve në OBRM-PDUKM, Mickoski tha në këtë parti ka ndarje nëse do të shkohet në rrethin e parë me kandidatin e tyre me 500.000 vota apo 490.000 vota.

“Kjo është ndarja dhe debati që e kemi në OBRM-PDUKM për momentin”, tha Mickoski duke shpresuar se ky numër do të tejkalohet për shkak se punohet si ekip.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu