Mickoski: Ta bëjmë Maqedoninë sërish krenare, por edhe Ballkanin

Kryeministri Hristijan Mickoski përmes një video-mesazhi ka treguar se si ka kaluar ditën në Uashington të SHBA-ve, përcjell TV21. Mickoski thotë se ka realizuar takime me disa krerë të shteteve, ndërsa thekson se “ka mbaruar koha e politikanëve të korruptuar në RMV”.

“Sot biseduam me kryeministrin malazez, me presidentin kroat, kryeministrin hungarez. Normalisht këtu do të veçoja takimet me kryeministren italiane Meloni, me kryeministrin spanjoll Sançez, i cili ishte bashkë me mua, do të them ishte afër meje në darkën e organizuar presidenti i SHBA-së, z.Bajden dhe bashkëshortja e tij Xhill Bajden. Mund ta veçojë edhe takimin me fqinjët, kryeministrin bullgar dhe atë shqiptar. Një kohë të gjatë rajoni dhe Maqedonia si shtet kanë qenë peng i të kaluarës, duhet të fokusohemi në të ardhmen dhe në atë çfarë vijon me të ardhmen. Ta bëjmë Maqedoninë sërish krenare, por ta bëjmë edhe Ballkanin sërish krenar.”, tha Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu