Mickovski del kundër zgjedhjeve për këtë arsye

Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së vlerëson se nuk duhet të ketë zgjedhje derisa numërojmë të vdekur dhe të sëmurë nga virusi korona, transmeton Portalb.mk.

“Tash për tash zgjedhje nuk duhet të kemi, sepse akoma shëndeti i qytetarëve është i rrezikuar dhe në rrezik”, deklaroi Mickovski.

Ai thekson se 70% e qytetarëve janë deklaruar kundër zgjedhjeve në këto moment.

“Momentin e parë kur të kuptojmë se kemi kaluar pandeminë, se nuk ka rrezik për shëndetin e qytetarëve, kur nuk do të numërojmë në fushatë raste të reja, ose persona që e kanë humbur jetën”, e vlerëson Mickovski si moment të duhur për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndryshe, Goran Sugareski, Ministri i Transportit nga LSDM-ja dhe zëdhënësi i kësaj partie, Kostandin Kostandinov vlerësojnë së zgjedhjet duhet të mbahen sapo të krijohen kushtet shëndetësore.

“Me lirimin e masave të cilat po ndodhin dhe do të ndodhin javën e ardhshme, dhe kur do të krijohen kushte, jemi të mendimit të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, deklaroi Sugareski.

Qëndrim të njëjtë dha edhe zëdhënësi i partisë së tij, Kostadinov, i cili tregoi edhe qëndrimin e partisë.

Më herët edhe edhe Radmilla Shekerinska, Ministrja e mbrojtjes së Maqedoninë e Veriut vlerëson se shteti duhet të përgatite edhe për valën e dytë të epidemisë, ndërkohë duhet të realizon Zgjedhje sapo të krijohen kushtet.

“Ne besojmë se është përgjegjësi kryesore e shtetit ta sigurojë funksionimin e plotë të institucioneve dhe të përgatitet për valën e dytë të epidemisë. Prandaj, qëndrimi ynë ishte menjëherë sa të krijohen kushtet, menjëherë sapo epidemia të na japë një shans t’i organizojmë zgjedhjet, atë edhe ta bëjmë”, theksoi Shekerinska.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu