Mickovski: T’i japim kartonin e kuq Zoran Zaevit (VIDEO)

VMRO-DPMNE-ja po mban konventën për zgjedhjen e kandidatit për president. Në garë janë 9 kandidatë, por beteja më nxehtë mbetet mes deputetit Vllatko Gjorçev dhe profesoreshës, Gordana Siljanovska.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski para takimit ka deklaruar se VMRO-ja sot do ta zgjedh presidentin e ardhshëm të Maqedonisë.

Profesoresha Gordana Siljanovska, kërkoi mbështetjen e delegatëve për ta kthyer siç tha dinjitetin e Maqedonisë.

Deputeti Vllatko Gjorçev kërkoi besimin e delegatëve në konventë, duke shtuar se din si të fitojë në zgjedhjet presidenciale.

Në konventën e VMRO-së janë caktuar 551 delegatë. Që kandidati të fitojë në votimin e parë i nevojiten të paktën 184 vota. Në rast se kandidati nuk caktohet në votimin e parë, votimi i dytë zhvillohet mes dy kandidatëve. Fitues shpallet kandidati që merr 1/3 e votave.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu