Mickovski: Ultimatumi i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryeministër shqiptar do të na largojë nga koalicioni

Krahas Zaev që reagoi ashpër ditë më parë për idenë e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoni, edhe lideri i VMRO-së tashmë e ka dhënë qëndrimin rreth kësaj ideje.

Mickovski i VMRO-së thotë se ultimatumi i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryeministër shqiptar do të na largojë nga koalicioni në vend që të na ofrojë.

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare thotë se Ultimatumi i Bashkimit Demokratik për Integrim është një politikë nga shekulli i kaluar ndërsa sipas tij kusht për një koalicion do të jetë pranimi i programit të VMRO DPMNE.

Ultimatume të tilla si kryeministri shqiptar do të na heqin apo largojnë nga koalicioni në vend që të na afrojnë! është shprehur Mickovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu