Mihajlloviq: Ndërtojmë interkoneksion me bullgarinë, së shpejti edhe me Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministrja serbe dhe ministre për xehtari dhe energjetikë, Zorana Mihajlloviq sot deklaroi se për sigurinë energjetike të Serbisë është me rëndësi të ketë mundësi për më shumë furnizues me gaz, për ç’shkak krahas ndërtimit të interkoneksionit të gazit me Bullgarinë, Serbia në mënyrë të përshpejtuar po përgatitet të ndërtojë interkoneksion edhe me Maqedoninë e Veriut, për çka deri në shtator do të aplikojë për mjete nga BE-ja.

Kjo, siç theksoi ajo, do të thotë që Serbia të mos varet nga ajo se çka do të ndodhë vitin e ardhshëm, ndërsa nga ana tjetër, jep mundësi që shteti të jetë vend tranzit për gaz natyror, siç është ruta tranzitore në transport, sepse ka ndërtuar rrugë.

E pyetur për pohimet se diversifikimi nuk është i mundshëm sepse nuk ka mjaftueshëm gaz nga burime të tjera, Mihajlloviq tha se energjetika çdoherë ka qenë e lidhur me lobi dhe politika të ndryshme, se ka interesa të ndryshme, por se thelbi është ajo se çka i duhet Serbisë dhe cila është politika e Serbisë në sferën e energjetikës.

Ajo shtoi se për siguri afatgjate energjetike nevojitet që Serbia të ketë edhe depo të veten për gaz, për ç’shkak plani është të ndërtohet depo e re në Itebej, me kapacitet prej një miliardë metrave kub gaz, që do të ishte në pronësi të plotë të Serbisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu