Mijëra gjermanë çohen në protesta, jo masave të kufizuara, duan kthim në normalitet

Disa protesta u mbajtën në Gjermani kundër kufizimeve të vendosura nga autoritetet në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit. Protesta më e madhe u mbajt në Shtutgard, ku, siaps organizatorëve, janë mbledhur rreth 5.000 qytetarë.

Organizatori, IT sipërmarrësi Mikael Balveg, tha se qytetarët kanë dalur në protestë që të kundërshtohen në kufizimet e të drejtave themelore qytetare siç është e drejta e protestës dhe liria e besimit.

Sipas policisë, protestat kanë kaluar qetë i kanë respektuar rregullat për distancë fizike.

Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord për lehtësimin e mëtejshëm të kufizimeve për pandeminë e koronavirusit. Pas diskutimeve Merkel tha në Berlin se sheshet e lojërave për fëmijë dhe institucione si muze, vende përkujtimore, kopshte zoologjike dhe kopshte botanike mund të rihapen nëse plotësojnë kushtet e sigurisë për pandeminë e koronavirusit.

Komunitetet fetare kanë propozuar edhe kushte nën të cilat mund të rifillojnë edhe shërbesat fetare në mbarë vendin. Përveç rregullave të higjienës dhe të distancës, koncepti përfshin edhe rekomandimin për të mos kënduar dhe përdorur instrumente frymore. Mendohet se si ata që këndojnë edhe ata që u bien instrumenteve frymore lëshojnë më shumë spërkla infektive.

Më 6 maj do të zhvillohet një takim tjetër ku do të merren në shqyrtim pasojat e pas lejes për hapjen e dyqaneve 14 ditë më parë, tha Merkel. Kancelarja theksoi se qëllimi kryesor është që të ngadalësohet përhapja e virusit në mënyrë që sistemi shëndetësor të mund të përballojë numrin e njerëzve që mund të preken rëndë nga sëmundja.

Kryeministri i landit të Bavarisë, Markus Söder, tha se me lehtësimet e planifikuara, Gjermania po bën një hap drejt normalitetit – por të një normaliteti me virusin Corona. Sipas tij “Padyshim që këtë vit nuk do të jetë më një vit normal shkollor.”, përcjell DW.

Takimi i 6 majit do të përqendrohet posaçërisht në konceptet për hapjen graduale të shkollave, kopshteve apo dhe ambienteve sportive. Hapja e sektorëve të tjerë si gastronomia dhe turizmi do të diskutohen në takimet vijuese. Kurse tema e pushimeve verore nuk është ende në rendin e ditës për shkak se në disa vende evropiane vazhdojnë të jenë në “mbyllje totale”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu