Mike Tyson tregon si mund të mposhtet Tyson Fury, i jep disa këshilla Sefer Seferit

Mike Tyson thotë se e di se si do t’ia sjellte ferrin në ring Tyson Furyt. Por, a mund të jenë fjalët e tij këshilla të dobishme për Sefer Seferin?

Para luftës së madhe në kategorionë e rëndë ka dy mendime të ndryshme. Tyson Fury (29 vjeç) është të shtunën në Mançester ndaj shqiptarit Sefer Seferi (39 vjeç) favorit absolut.

Edhe pas një pauze dy vjeçare e gjysmë të cilat ai për shkak të depresionit, drogës dhe dënimit për doping, Tyson Fury duket se ëshë favoriti i madh në letër.

Këtij dueli i jep një këndvështrim edhe një prej më të mëdhenjve të këtij sporti.

“Tyson Furyt i pëlqej, jo vetëm për shkak të emrit të tij”, thotë legjenda e kategorisë së rëndë, Mike Tyson për Blick.ch.

Legjenda amerikane ka përvojë në luftëra të tilla. Ka 16 duele për titull të kampionit në karrierë, duke humbur titullin, e duke e rikthyer sërish. Me burg, gjykime, borxhe, drogë dhe seks skandale, Tyson i kishte të gjitha problemet e mundshme gjatë jetës e karrierës. Dhe për këtë, pikërisht ai e di se sa e vështirë është kthimi në ring pas një kohe të gjatë.

“Kur ai do ta ketë kokën e tij sërish nën kontroll, atëherë mund të llogaris në të”, thekson Mike Tyson.

Por, a mund ta godasë atë Seferi? Mike Tyson ka recetën kundër Furyt falas për shqiptarin.

“Duhet të qëndrojë agresiv, nga fillimi duhet ta sulmojë”, thotë Tyson, tipik për të, duke ditur se pikërisht me këtë stil ai u bë si njeriu më i frikshëm i planetit, kuptohet në kohën e tij të artë.

Kjo nuk mund të konsiderohet taktikë e keqe për t’ia vështirësuar ndeshjen njeriut 2.06 metra të gjatë, i cili ka përparësi gjatësinë, peshën dhe gjatësinë e krahut.

Por, realizimi i një taktike të tillë agresive nuk është e lehtë. Ishte pikërisht Mike Tyson i shkëlqyer në këtë lloj boksi agresiv, pasi që pikërisht ai me gjatësi prej vetëm 1,78 me agresivitetin e tij bëri që të tjerë boksierë më të gjatë t’i frikësohen.

Por, ndoshta Sefer Seferi mund të marrë këshilla edhe nga vëllai i madh i tij Nuri Seferi.

Të mos harrojmë, Nuri e ka edhe pseudonimin e famshëm që ndërlidhet me Tysonin e madh, pasi e ka quajtur veten “Tysoni shqiptar”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu