Milaim Zeka: Para Rambujesë, unë kisha më shumë autoritet se Hashim Thaçi (VIDEO)

Analisti dhe gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se deri para konferencës së Rambujesë, ai kishte më shumë autoritet se ish-udhëheqësi i UÇK-së, Hashim Thaçi.

Sipas Zekës, gjatë luftës në Kosovë, çdo komandant ishte në kontroll të zonës së vet, dhe nuk ekzistonte një autoritet i qartë i përgjithshëm mbi të gjithë strukturat.

“Në luftë, gjithsecili ishte komandant në vete. Hashim Thaçi nuk ka pas kurrfarë autoriteti tek komandantët e zonave”, tha Zeka.

Deklarata e tij hedh dritë mbi hierarkinë dhe strukturën e udhëheqjes gjatë periudhës së luftës, duke sfiduar perceptimin publik për rolun e Thaçit në komandimin e forcave të UÇK-së. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu