Milani nuk ka para për kapitenin, Barcelona e fut në listën e dëshirave

Nuk është hera e parë që emri i Alessio Romagnoli lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona. Mbrojtësi i Milanit duket përsëri i lidhur me klubin katalanas, ndërsa fillon negociatat për të rinovuar kontratën e tij, e cila skadon në 2022.

Mino Raiola, agjenti i tij, tashmë është takuar me drejtuesit e Milanit për të folur për të ardhmen e mbrojtësit, por klubi italian po ushtron shumë kujdes për të mos e rritur masën e pagave. Milani mund t’i japë pagë deri në 4 milionë euro, shifër që nuk kënaq Raiolan dhe Romagnolin.

Kështu, mund të kërkojë alternativa të reja. 26-vjeçari mund të jetë zëvendësues i Samuel Umtiti të Barcelona, të cilin Barcelona po kërkon ta shesë dhe kërkon rreth 20 milionë euro, teksa ofertat nuk janë të shumta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu