I mbijetuari i ma ssakrës së Izbicës, Milazim Thaci ka rrëfyer për ballafaqimin me Sllobodan Millosheviqin në Hagë.
Ai tha se me Millosheviqin janë ballafaquar sy me sy në Hagë dhe tregoi se ai ka ditur më shumë gjëra për territorin e Skenderajt sesa që kanë ditur ata. Thaçi më tutje deklaroi se për inat të Millosheviqit ai ka hyrë në seancën e gjykimit me plis të bardhë.
“Para se me hy aty edhe dy policisë më pyeten se cili është Thaçi. Ata më pyeten se a po don me hi me kapuq te bardhë a pa kapuq. Unë i thash po hi me kapuq të bardhë se edhe Slloba e ka mërzi. Ai ja ka nis me kesh. Gazetarët n nja minut a dy a kanë fotografu për disa momente mu e Slloben. Aj kqyr mu une kqyre ata. Në sy e kqyrsha veq për inati”, tha ai, në emisiobnin “Frontal”, në T7. Më tutje Thaçin, tregoi se si Millosheviqi i ka ditur territoret edhe me dallim prej 200 metra.









