Miliarderi kinez dhe themeluesi i Alibaba, fshihet në Tokio

Miliarderi dhe themeluesi i Alibaba, Jack Ma, thuhet se fshihet në Tokio me familjen e tij, pas rënies së kompanive më të mëdha të teknologjisë në Kinë.

Ma, themelues i gjigantit të dyqanit online Alibaba, i cili dikur ishte personi më i pasur i Kinës, është parë rrallë në publik që kur kritikoi trajtimin e rregullatorëve kinezë ndaj kompanive të teknologjisë në një samit në Shangai që u mbajt dy vjet më parë, transmeton Telegrafi.

Sot, Financial Times, e cila është në pronësi të kompanisë mediatike japoneze Nikkei, zbuloi se Ma jeton në Japoni.

Duke cituar burime anonime, gazeta thekson se Ma ka jetuar në Tokio me familjen e tij për gati gjashtë muaj.

Financial Times raporton se Ma e kalon kohën duke shkuar në vendpushimet e skive, në një fshat japonez dhe udhëton rregullisht në SHBA dhe Izrael.

Ma, i njohur për natyrën e tij të hapur, ka akuzuar rregullatorët për mbytje të inovacionit. Komentet e tij thuhet se zemëruan presidentin kinez Xi Jinping.

Rregullatorët kinezë kanë bllokuar shitjen prej 34 miliardë dollarësh të filialit të pagesave online të Alibaba, Ant Group, në atë që do të ishte oferta më e madhe e aksioneve në histori.

Pekini urdhëroi gjithashtu Alibaba të shesë disa nga asetet e saj mediatike, duke përfshirë South China Morning Post të Hong Kongut.

Disa muaj më vonë, Alibaba u gjobit me një rekord prej 2.8 miliardë dollarësh për praktika kundër konkurrencës. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu