Milloshoski: Do të bllokojmë propozim-ligjin për punë të jashtme, ambasadorët nuk do të kenë shtetësi tjetër

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski thotë se bashkërisht me deputetët e tjerë do ta bllokojë Propozim-ligjin për punë të jashtme, ku ambasadorit i lejohet të ketë edhe shtetësi tjetër, përveç asaj të Maqedonisë.

Kjo është gabim dhe ne do të parashtrojmë 300 amendamente”, shkruan Milloshoski në ‘Facebook’.

Sipas tij, Propozim-ligji vjen për ta përshtatur ligjin për disa partnerë qeveritarë e që kanë të bëjnë me pozita ambasadorësh dhe se këtu ndryshime, janë në kundërshtim me Ligjin e informacioneve të klasifikuara që, sipas Milloshoskit, është parakusht i domosdoshëm i kandidatit. Arsyeja e tretë është për shkak se diplomacia si dhe siguria, janë profesione ku besnikëria ndaj shtetit amë nuk duhet të jetë në pikëpyetje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu