Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, pas përfundimit të seancës së komisionit parlamentar për punë të jashtme theksoi se është mjaftë hap i mirë që pozita dhe opozita i lënë anash interesat partiake për interesat e shtetit, meqë sipas tij, nga marrëveshja nuk përfiton një parti apo një tjetër. por i gjith shteti, transmeton InfoShqip.com
Sipas tij, projekt-marrëveshja për fqinjësi të mirë ka hapësirë përmirësimi para se të nënshkruhet me 1 gusht. Zaev gjithashtu tha se data nuk është fikse, meqë nëse në ditët në vijim, nëse ka ndonjë mosmarrveshje gjatë bisedimeve, data e nënshkrimit mund të shtyhet.
Kryetari i këtij komisioni dhe anëtari i partisë opozitare, Antonijo Milloshoski tha se ka 5 gjëra që nuk shkojnë me këtë marrëveshje e që ka deputetët kanë kërkuar të intervenohet në këto pika:
- Të përmendet ekzistimi i kombit maqedonas në marrëveshje,
- Të përmendet gjuha maqedonase, si gjuhë e pavarur nga bullgarishtja,
- Të qartësohet cila është historia e përbashkët e këtyre dy vendeve, e cilat janë historitë e ndara.
- Të ndryshojë ajo që, Maqedonia të ketë më shumë lëshime dhe më shumë kufizime, në kuadër të kësaj marrëveshje dhe
- Deklarata e kryeministrave të Bullgarisë dhe Maqedonisë të merret si bazë dhe jo si pikë referimi.
Siç informon InfoShqip, Milloshoski tha se Qeveria në vend që të kërkojë datë nënshkrimi , duhet të kërkojë përmbajtje më të mirë të tekstit të marrëveshjes. Ai premtoi se nëse Zaev i merr parasysh kërkesat e deputetëve dhe i vendos në marrëveshje, atëherë, deputetët e VMRO-DPMNE-së, do ta mbështesin këtë marrëveshje në kuvend./InfoShqip.com










