Ministrat dhe funksionarët e lartë të Bashkimit Demokratik pa maska dhe distancë i’a festojnë Ahmetit ditëlindjen

Ministra dhe funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik mbrëmjen e djeshme kanë festuar ditëlindjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti në sallën për takime në ndërtesën e re ku u vendos Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie me bashkësitë me të cilën udhëheq Artan Grubi.

Fotoja shkaktoj shumë reagime në opinion ngase aty shihen funksionarët të cilët nuk mbajnë maska dhe nuk kanë distancë mes tyre.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për çdo ditë dënohen për mos mbajtjen e maskave si dhe ndalohen ahengjet dhe gëzimet familjare duke u futur njësitë speciale të policisë. Me rekomandimet e qeverisë së Maqedonisë së Veriut më shumë se 4 persona me mbiemra tjerë nuk guxojnë që të tubohen në një vend për shkak të pandemisë Covid 19, ndërsa në kabinetin e Artan Grubit sipas fotos shihen më shumë se 4 persona të gjithë me mbiemra të ndryshëm të cilët janë duke festuar ditëlindjen e një njeriu që është lider i një subjekti politik.

Qytetarët pyesin se pse duhet t`i respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga sëmundja Covid 19 kur funksionarët shqiptar në pushtet nuk i respektojnë ato? Pse duhet në tavolina nëpër kafene të mos ketë më shumë se katër persona, kur në një tavolinë ahengu në kabinetin e Artan Grubit gjenden më shumë se katër persona?

Nuk është hera e parë që në Maqedoninë e Veriut ligji të vleje për të dobëtin dhe jo për pushtetarin. Prandaj edhe shumica e qytetarëve të këtij vendi kanë marr rrugën e mërgimit./Almakos


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu