Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se prej nesër do ta aplikojnë terapinë që ka rezultuar me sukses kundër virusit pandemik ko ro na vi rusit. Ai tha se e kanë siguruar terapinë për një numër të madh të pacientëve, raporton SHENJA.
“Kombinimi i terapisë i cili në shumë raste dhe studime ka treguar se jep rezultate në shërimin e këtyre pacientëve. Procedura është e tillë që protokollit duhet të pranohet në kolegjiumin profesional të Klinikës për sëmundje infektive që u bë në këtë mëngjes. Sot dhe nesër do të mbaroj procedura juridike dhe do të përdoret defititivisht ky kombinim do të aplikohet tek të gjithë pacientët, ku është indicuar. Do të përsëris se bëhet fjalë për terapi për të cilën do të bëhen studime shtesë por është terapi të cilën shumë vende e kanë vendosur në protokollet për shkak se ka dhënë shumë rezultatet tek shumë pacientë dhe për këtë shkak ne e bëjmë të njëjtën”, tha Filipçe. Bëhet fjalë për kombinimin e hidroklorikinës me azitromicinë, pasi ministri gjatë ditës së djeshme njoftoi se sot Komisioni do të vendos për këtë kombinim të ilaçeve. Filipçe gjithashtu konfirmoi informacionet për tërheqjen e ilaçit “Sumamed” (azitromicin) nga tregu i lirë në vend, pasi qytetarët kanë filluar të marrin ta deponojnë pa nevojë, pas informacioneve që shërben si terapi kundër Covid 19.
“Është zmadhuar kërkesa në bazë të informacioneve për këtë terapi për ilaçin Sumamed në barnatoret tona. Është marrë vendim që ky ilaç të jepet vetëm me recetë të bardhë nën shpenzimet e Fondit. Apeloj tek qytetarët mos të deponojnë këtë ilaç, me të vërtet ka sasi të mjaftueshme në shtetin tonë.”-pohoi Filipçe.










