Para fillimit të sezonit të vetës autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut së bashku me ata nga rajoni paralajmërojnë strategji të përbashkët për atë si do të udhëtohet këtë verë? Një pjesë e madhe e qytetarëve për shkak të gjendjes me pandeminë e humbën mundësinë që si më parë t’i planifikojnë pushimet e tyre vjetore, për çka kryetari i Asociasionit ballkanik për turizëm alternativ Vlado Sërbinovski thotë se do të udhëtohet dhe do të pushohet në plazh, por frika gjithsesi se ekziston.
Në konferencë të përbashkët autoritetet shëndetësore vendase së bashku me ata të rajonit do të vendosin si gradualisht do të lehtësohen masat edhe për ata që mezi presin verën ta kalojnë në plazh në ndonjë nga vendet fqinje ose pak më larg.
“Nuk do të mundemi, jo vetëm ne, por cilidoqoftë vend, të ketë strategji të suksesshme kombëtare në qoftë në moment të caktuar pa kontroll do të lëshohen udhëtarë nga jashtë dhe për këtë arsye absolutisht secili është i vetëdijshëm dhe për këtë arsye organizohen këto takime koordinative” , tha Filipçe
Rënia e epidemisë është sinjal pozitiv për hotelierët, edhe pse nuk dihet sipas cilit protokoll do të organizohen të njëjtët. Kryetari i Asociacionit ballkanik për turizëm alternativ thotë se plazhe do të ketë, por edhe frikë te qytetarët për të zgjedhur destinacione më të largëta.
“Sigurisht që do të shkohet në plazh, megjithatë frika nga udhëtime më të largëta do të jetë e pranishme dhe do të ndryshojë nëse kompanitë e mëdha të fluturimeve do të kenë plane të reja, masa të reja, fokusi do të jetë në lëvizje lokale në vendet e veta ose në vendet fqinje, kryesisht me vetura”, tha Sërbinovski.
Sërbinovski konsideron se çmimet e aranzhmaneve këtë verë do të jenë dukshëm më të ulëta, duke pasur parasysh hotelet e mbyllura një periudhë më të gjatë. Gjithnjë e më shumë, të paktën në vendet fqinje, kërkohet akomodim në kampe dhe shtëpi të vogla, në vend të hoteleve luksoze. Greqia dhe Kroacia tashmë kanë filluar t’i përgatisin kapacitetet, ndërsa në Turqi nuk do jetë e përfshirë e njohura “tavolinë suedeze”./KlanMacedonia










