Ministri francez që do publikimin e karikaturave të Profetit në shkolla dhe nuk do produkte hallall në treg

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se ai ishte “i mërzitur dhe i tronditur nga prania e rafteve speciale për produktet ushqimore hallall në tregjet vendase”. Darmanin i tha televizionit francez “BFMTV” se kjo ishte plotësisht e papranueshme për shoqërinë franceze.

“Nuk duhet të ketë rafte në tregje me vetëm produkte ushqimore hallall”, tha ministri francez, duke shtuar:

“Mbledhjet fetare fillojnë pikërisht kështu. Kapitalizmi gjithashtu ka një përgjegjësi në të gjithë këtë,” tha Darmanin. Ai theksoi që karikaturat e Profetit Muhamed duhet të lejohen të botohen në atë vend dhe të shfaqen në shkolla. Gerald Darmanin është në krye të përhapjes së urrejtjes dhe frikës ndaj Islamit në Francë. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu