Ministri Hoxha në selinë e UNESCO-s në Paris, mbrojtja e rajonit të Ohrit në fokus të takimeve

Ministri i Ekologjisë, Muhamet Hoxha bashkë me një delegacion qeveritar nga vendi kanë realizuar takime në Selinë e UNESCO-s në Paris, ku kanë biseduar për rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm dhe në kohë të rekomandimeve për ruajtjen e statusit të rajonit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Me këtë rast është konfirmuar përkushtimi në zbatimin e obligimeve të marra për mbrojtjen e rajonit të Ohrit, si dhe gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër të mekanizmave ekzistues dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta, afatgjata dhe të qëndrueshme.

“Bashkë me delegacionin qeveritar realizuam disa takime në Selinë e UNESCO-s në Paris, ku biseduam për rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm dhe në kohë, të rekomandimeve për ruajtjen e statusit të rajonit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore. Në takimet me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, kryetarin e Konferencës së 43-të të Përgjithshme të UNESCO-s, Kongker Mohammad Talha,dhe kryetarin e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, Nasser bin Hamad Al-Hinzab, biseduam për rëndësinë e UNESCO-s dhe të rajonit si trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore. Konfirmuam përkushtimin tonë për zbatimin e obligimeve të marra për mbrojtjen e Rajonit të Ohrit, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal, në kuadër të mekanizmave ekzistues dhe për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta, afatgjata dhe të qëndrueshme”, shkruan ministri Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu