Ministri i Jashtëm gjerman reagon për aksidentin tragjik në Kroaci

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka reaguar për aksidentin tragjik në Kroaci të autobusit të linjës Frankfurt – Prishtinë që mori jetën e 10 personave të dielë.

Maas ka thënë se ekipet e ministrisë që drejton janë në kontakt me Kosovën dhe Kroacinë për të ndihmuar të mbijetuarit dhe se në mesin e të vdekurve është edhe një gjerman.

Së bashku me miqt tanë në Kosovë dhe Kroaci ne mbajmë zi për viktimat e aksidentit të tmerrshëm të autobusit. Ekipet tona janë në kontakt të ngushtë për të ndihmuar të mbijetuarit. Ne tani kemi edhe një gjë të sigurt të trishtë se në mesin e të vde kurve është edhe një shtetas gjerman”, ka shkruar Maas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu