Ministri i jashtëm i Iranit: Ne nuk mund të negociojmë me Shtetet e Bashkuara derisa populli im bombardohet

“Nëse Shtetet e Bashkuara përfshihen në luftën midis Izraelit dhe Iranit, ajo do të jetë shumë e rrezikshme për të gjithë,” tha ministri i jashtëm iranian Araçki. Vendi im nuk mund të negociojë me Shtetet e Bashkuara derisa populli im bombardohet, thotë Araçki, i cili pretendon se “Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në agresion që nga dita e parë.”

“Është e qartë se unë nuk mund të negocioj me Shtetet e Bashkuara kur njerëzit tanë janë nën bombardime, nën mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Për fat të keq, ne kemi arritur në përfundimin se Shtetet e Bashkuara ishin në këtë agresion që nga fillimi. Tani ata e mohojnë, vazhdojnë të thonë se nuk janë të përfshirë, por ne kemi shumë indikacione se ata ishin të përfshirë që nga dita e parë. Fatkeqësisht, kemi dëgjuar se Shtetet e Bashkuara mund t’i bashkohen këtij agresioni. Kjo do të ishte për keqardhje dhe mendoj se do të ishte shumë, shumë e rrezikshme për të gjithë“, tha Abas Araçki – Ministër i Punëve të Jashtme të Irani.

I pyetur nga një gazetar nëse do të negocionte me Izraelin për t’i dhënë fund sulmeve ajrore, Presidenti amerikan Trump tha se vështirë mund të ndodhë diçka e tillë për momentin. Ai shton se Irani nuk dëshiron të negociojë me Evropën por me SHBA-në.

“Epo, mendoj se është shumë e vështirë të bësh një kërkesë të tillë tani. Nëse dikush fiton, është pak më e vështirë ta bëje atë, nëse dikush humbet, por është i gatshëm, me vullnet dhe i aftë, dhe ne kemi biseduar me Iranin dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Jo, ata nuk ndihmuan. Jo. Irani nuk dëshiron të bisedojnë me Evropën, ata duan të bisedojnë me ne. Evropa nuk do të mund të ndihmojë në këtë”, tha Donald Trump – President amerikan.

Shtetet e Bashkuara kanë rritur praninë e tyre ajrore në Lindjen e Mesme përpara përfshirjes së mundshme të drejtpërdrejtë në konfliktin izraelito-iranian. Sipas të dhënave të ndjekjes së fluturimeve, të paktën 52 avionë ushtarakë amerikanë u regjistruan duke fluturuar mbi Mesdhe për në Lindjen e Mesme midis të hënës dhe të enjtes. Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme raketore për 9 ditë./Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu