Ministri i Jashtëm i Turqisë e bën për “ujë të ftohtë” ministren e jashtëm suedez

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka bërë për ujë të ftohtë Ministren e Jashtme Suedeze Ann Linde në një konferencë të përbashkët shtypi në Ankara për “nxitjen” e Turqisë të tërhiqet nga Siria verilindore me pretekstin për të mos parandaluar që YPG të luftojë me Daesh. “Ju e nxitni Turqinë të tërhiqet nga Siria. Në diplomaci, përdorimi i fjalës ‘nxitje’ nuk është një qasje e duhur pasi është një reflektim superioriteti. Ju mund të thoni ‘i bëjmë thirrje’ por jo “nxisim”, tha Çavuşoğlu gjatë konferencës për shtyp më 13 tetor.

“Kush ju dha fuqinë për të nxitur ose për të thirrur Turqinë të tërhiqej nga Siria? A i dha regjimi në Siri një autorizim të tillë Suedisë ose BE-së?” – pyeti Çavuşoğlu. Reagimi i tij erdhi pasi Linde “nxiti” Turqinë të tërhiqej nga Siria verilindore në një përpjekje për të lehtësuar kushtet për YPG për të luftuar kundër Daesh. Linde kujtoi se Suedia dhe Turqia janë të dy palë në koalicionin ndërkombëtar kundër Daesh e duhet të veprojnë bashkë.

PKK është një organizatë terroriste e njohur e tillë nga BE, por SDF (Forcat Demokratike Siriane) nuk është në listën e terrorit, theksoi ajo. Në një kohë që SDF është përgjegjëse për mijëra civilë të vrarë në Siri, qofshin kurdë apo arabë. “PKK, YPG, SDF janë të gjithë njësoj. Ata janë terroristë, “tha Çavuşoğlu, duke akuzuar kështu Suedinë për mbështetje ndaj PKK.

“Ne gjithmonë nënvizojmë se jemi këtu për të mbrojtur integritetin territorial të Sirisë në radhë të parë. Ne nuk duam ta ndajmë Sirinë. Por ju mbroni PKK, e cila dëshiron të ndajë Sirinë, ”shtoi ai. Duke kujtuar se Turqia ka trupa në Idlib dhe pjesë të tjera të Sirisë nga ku Turqia eleminoi Daesh, Çavuşoğlu tha, “A i bëni thirrje gjithashtu Turqisë të tërhiqet nga Idlibi ose nga rajonet e tjera ku Daesh u pastrua? Ju thjesht e doni tërheqjen e Turqisë për PKK. Ndërsa nga Idlibi nuk doni që të tërhiqet Turqia pasi ju vijnë 3 milionë refugjatë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu