Ministri i Jashtëm serb për qasjen e Biden ndaj Serbisë: Dallon pak nga Trump

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Nikola Selakoviç, tha se ekzistojnë dallime fare të vogla ndërmjet Administratës së radhës, asaj të demokratit Joe Biden, dhe Administratës aktuale Trump.

Selakoviç, pasi u pyet se çfarë lloj qëndrimi pret nga SHBA ndaj Serbisë pas zgjedhjes së Joseph Biden si President i Shteteve të Bashkuara, tha se ka dallime të vogla në qasje.

“Ne nuk duhet të çmendemi, qytetarët tanë kanë të drejtë të dinë se çfarë është e vërtetë. Ka dallime midis administratës së vjetër dhe asaj të re, të cilat janë pothuajse inekzistente ose janë reduktuar në nuanca”.

Tutje, ai tha se qeverisja aktuale serbe e sheh çështjen e Kosovës me prioritet. Lidhur me dialogun, ai përfshiu edhe Rusinë, për të cilën tha se ofron mbështetje serioze.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu