Ministri i jashtëm shqiptar mbërriti në Preshevë, ja misioni i vizitës në Luginë (VIDEO)

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj sot ka mbërritur për vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës. Në fokusin e këtij takimi është gjendja e shqiptarëve në komunat Presheva, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe platforma e përbashkët shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

“Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të bashkuar që punët të bëhen edhe më mirë. Nuk është zgjidhja për bojkot në emër të narracioneve kombëtare. Lista e përbashkët e partive shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare nuk duhet të akuzohet mbi baza kombëtare, sepse kjo nismë është nisur me ndjenjat më të pastra kombëtare, për të bashkuar interesat e shqiptarëve përmes një platforme të përbashkët”, theksoi ministri Cakaj, përcjell INA.

Ai theksoi se gjatë vizitës do të takoj jo vetëm përfaqësuesit e komunave, partive politike, por edhe me shoqërinë civile, operatorët ekonomik, etj.

Në Agjendën e zbardhur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar bëhet e ditur se diplomati shqiptar vizitën do ta nis ditën e mërkurë në Preshevë ku do të takojë liderët politik, nënshkrues të Marrëveshjes për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare me Listën „ Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar „.

Në Preshevë, ministri Cakaj do të ketë takim edhe me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi, do t’ i bëjë vizitë Shkollës së Mesme, „ Skënderbeu „, parkut industrial si dhe do të bashkëbisedojë me qytetarët.

Ditën e dytë të vizitës, Cakaj i’a ka kushtuar Bujanocit. Mëngjesin do ta fillojë me një takim pune me kryetarin e komunës, Shaip Kamberi, për të vazhduar me atë të KKSH-së, Ragmi Mustafa.

Poashtu, ministri do të vizitoj Sh.M.“ Sezai Surroi „, Degën e fakultetit ekonomik, zyren ndërlidhëse të OSBE-së, etj.
Në ditën e tretë dhe të fundit, ministri Cakaj ka paraparë të qëndrojë në Medvegjë. Aty do të takojë këshilltarët shqiptarë, do të vizitojë shkollën fillore si dhe fabrikën prodhuese të afaristit dhe veprimtarit të forumit AFEDS, Muharrem Salihu.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu