Ministri i Kulturës Asaf Ademi uron festën e Fitër Bajramit

Pasi që kaloi Ramazani i begative dhe sakrificës, dëshiroj që sot të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit t’ua uroj festën e madhe të Fitër Bajramit, duke dëshiruar që – ashtu siç ka qenë Ramazani muaj i përpjekjeve madhore dhe vlerave më sublime – edhe Bajrami të jetë një ditë kur besimtarët shkëlqejnë me ngritjen e tyre shpirtërore …

Uroj që këtë festë ta kaloni në mënyrën më mirë në gjirin tuaj familjar dhe të gjeni prehje e lumturi me të afërmit tuaj!
Urime Fitër Bajramin!’ ka uruar Asaf Ademi,
ministër i Kulturës së Republikës së Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu