Ministri i Vuçiçit: S’duam luftë, por ushtria serbe është e gatshme

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç tha sot se ushtria serbe është “e aftë dhe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave, duke i mbrojtur serbët në Kosovë”, shkruan Express.

“Natyrisht, askush nuk dëshiron luftëra, por Serbia është një vend serioz dhe i merr të gjitha hapat që të mund t’i përgjigjet çdo sfide dhe problemi të mundshëm”, ka thënë Vuçeviç për edicionin e sotëm të Telegrafit serb, raportoi Danas.

Ai ka përsëritur se Serbia është e hapur për dialog, ndërsa foli se sa “e vështirë” është sipas tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“As bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht vendet e Quint-it, nuk kanë ndonjë ndikim tek ai (Kurti). Ne nuk duam një përshkallëzim të konfliktit, por nuk heqim dorë nga populli ynë”,
tha Vuçeviç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu