Ministri pa Resor i Republikës së Maqedonisë, Beycan Ilyas, duke theksuar se në Maqedoni në dy vitet e fundit veçanërisht në aspektin e turizmit turistët nga Turqia zënë ndër vendet e para, tha se “Tashmë qytetarët e Turqisë, janë duke vizituar Ballkanin për të shikuar Osmanlinjtë. Nuk na kanë harruar ne”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikë së Turqisë, Nabi Avci dhe ministri Ilyas pas takimit mes tyre, zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ilyas në deklaratën e tij theksoi se Ballkani është një pjesë e pandashme e Turqisë. Ai më tej duke thekuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të lartë, tha se palët janë duke bërë më të mirën për vazhdimin dhe avancimin e këtyre marrëdhënieve.
Ilyas duke tërhequr vëmendjen në atë se një institucion i rëndësishëm si TIKA është duke munduar që të rinovojë veprat osmane jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon dhe siguron mbijetesën e atyre, tha se “Na gëzon fakti se në Maqedoni në dy vitet e fundit veçanërisht në aspektin e turizmit, turistët nga Turqia janë në vendet e para. Domethënë tashmë qytetarët e Turqisë, janë duke vizituar Ballkanin për të shikuar Osmanlinjtë. Nuk na kanë harruar ne. Kjo është një pikë e mirëpritur.”
Ai duke e falënderuar Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë për kontributin e dhënë ndaj Maqedonisë, tërhoqi vëmendjen në kontributin e Turqisë për ndërtimin e objektit të ri të Teatrit Turk të Shkupit.
Ilyas gjithashtu ka shprehur falënderimet për Institutin “Yunus Emre” për përpjekjet në promovimin e kulturës dhe gjuhës turke, dhe u shpreh se si popuj bashkatdhetar që jetojnë në Maqedoni dhe si qeveria e Maqedonisë janë gjithmonë pranë Turqisë.
“Popullsia turke në Maqedoni, kontribut për zhvillimin e marrëdhënieve”
Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Nabi Avcı ka theksuar se me Ilyas kanë kryer një takim të frytshëm duke biseduar për turizmin dhe kulturën.
Pasi ka theksuar se për një kohë të gjatë me Maqedoninë zhvillohen marrëdhënie të mira në fushën e kulturës dhe turizmit dhe se kanë zhvilluar programe, projekte të reja për të rritur edhe më tej këto marrëdhënie, Avcı tha se në Maqedoni ndodhen shumë vepra turke. Sipas tij Maqedonia ka dhënë një ndihmë të madhe për ruajtjen, mirëmbajtjen, gjallërimin dhe përdorimi funksional të këtyre veprave.
Ndër të tjera duke shtuar se Kryesia e Agjencisë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) me projektet e saj në Maqedoni ka riparuar shumë vepra Avcı, është shprehur:
“Xhamia Mustafa Pasha në Shkup është restauruar nga TIKA, është një vepër historike me shumë me vlerë. Gjithashtu vazhdon projekti në lidhje me restaurimin e kullës së sahatit në Tetovë. Ka përfunduar projekti i restaurimit të Kurshumli Han në Shkup. Edhe atje kemi marrë rezultate shumë të mira, gjithashtu do të përdoret si Qendër kulturore turke. Gjithashtu është rinovuar me kontributet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit nëpërmjet TIKA-s edhe kompleksi Hacı Bey dhe xhamia në Manastir. Si popullata turke në Maqedoni ashtu edhe qytetarët tanë me rrënjë nga Maqedonia ofrojnë kontribut për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe vëllazërore të shkëlqyera mes dy vendeve”, u shpreh Avcı.
Ministri Avcı ka theksuar se janë përfunduar marrëveshjet dypalëshe për kulturën të nënshkruara më parë, dhe se po punojnë mbi tekstin e një marrëveshjeje që përfshin se çfarë mund të kryhet në periudhe e ardhshme.
Do të rikonstruktohet objekti i Teatrit Turk në Shkup
“Teatri Turk në Shkup është një institucion shumë i rëndësishëm. Delegacionet tona kanë punuar për mbështetjen teknike dhe riparimin e ndërtesës. Mund të them se do të ofrojë shërbim me pajisje të rinovuara”, është shprehur Avcı, duke theksuar se teatri turk i cili është më i rëndësishmi dhe i vetmi në Shkup dhe Ballkan do të vazhdojë të ofrojë shërbim.
Ndër të tjera Avcı ka shtuar se kanë dëshirën që të rinjtë nga Shkupi dhe Maqedonia duhet të vizitojnë Turqinë kryesisht Çanakalanë në të cilën kanë rënë shumë dëshmorë nga Maqedonia.
Pasi ka rikujtuar se 2018-ta është shpallur “Viti Troja”, ministri Avcı ka shtuar se vizitorët do të vijnë për të njohur më nga afër pasuritë e Çanakalasë, Galpolit.
Objektivi i Turqisë për turizmin gjatë 2017-ës
Në lidhje me objektivat e Turqisë për turizmin në vitin 2017, mi Avcı ka theksuar: “Objektivi i Turqisë për vitin 2017 fillimisht është të dalë mbi rezultatet e vitit 2016. Shpresojmë që në vazhdim të kësaj rritjeje fillimisht të arrijmë shifrat e 2014-2015 dhe më pas nëse do të jetë e mundur të ngrihemi sipër këtyre. Objektivi i vitit 2017 është rritja në nivelin për të rikuperuar në një masë humbjet e 2016-ës.”









