Ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozic bashkë me ministrin Armend Mehaj, sot kanë bërë homazhe te Memoriali i Jasharajve në Prekaz.
Ministri Mario Banozic dhe Mehaj nënshkruan gjatë ditës edhe memorandum bashkëpunimi, për të cilën ministrat kanë thënë se do të thellojë bashkëpunimin e dy vendeve në fusha te ndryshme që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen.
Banozic ka thënë se Kroacia e mbështet procesin e transformimit të FSK-së në ushtri dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione euroatlantike.









