Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga ka vizituar sot laboratorin “LAOR” në Tetovë ku u mirëprit nga stafi i këtij laboratori dhe nga pronari Vullnet Murseli, shkruan Top24
Murseli njoftoi ministrin Lloga për kushtet, profesionalizmin dhe teknologjinë e fundit të aparateve më moderne në vend dhe rajon me qëllim që qytetarët të marin shërbimin sa më cilësor.
“Kishim nderin dhe kënaqësinë e veçantë që e patëm në vizitë në laboratorin tonë Ministrin e Drejtësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Krenar Lloga. Z. Lloga pati mundësinë që nga afër të njihet me punën e mrekullueshme, kushtet më komode që ekzistojnë si dhe pajisjet më bashkëkohore që kemi siguruar, për t’u kujdesur çdo ditë për shëndetin e të gjithëve, sepse shëndeti vlen!” tha Vullnet Murseli.