Ministri Mexhiti emëron katër drejtorë të rinj

Ministria e Shëndetësisë informoi se për shkak të skadimit të mandatit në periudhën parazgjedhore, në 3 institucione shëndetësore publike kishte konkurse dhe u emëruan 4 drejtorë të rinj.

“Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile – Shkup, për drejtor të ri mjekësor, sipas dokumenteve të dorëzuara pas konkursit, është përzgjedhur doktori Fadil Cana.

Në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike – Shkup, pas konkurseve të zhvilluara drejtoreshë mjekësore është emëruar dr. Viktorija Jovanovska, ndërsa drejtor organizativ Jeton Shaqiri.

Në Klinikën për Psikiatri, drejtor mjekësor është emëruar prof. Dr Stojan Bajraktarov”, thuhet në Komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë të gjithë drejtorët e emëruar të institucioneve shëndetësore publike janë ekspertë në fushën e tyre dhe kanë përvojë shumëvjeçare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu