Ministri i ri i kulturës që do të ndërpresë ‘Shkupin 2014-të ’

Ministri i ri i propozuar i kulturës Robert Allagjozovski në një intervistë  për Makfaks thotë se prioritet do të ketë stopimin e projektit ‘Shkupi 2014-të’, do të  sjellë ligj të ri për trashëgiminë  kulturore  dhe departizimi i institucioneve të kulturës.

“Shkupin 2014-të duhet menjëherë ta stopojmë pasiqë brenda natës po mbijnë  përmendore të reja të cilat nuk i duhen askujt ndërkaq i paguajmë  shtrenjtë”, është  shprehur Allagjozovski.

Ai gjithashtu paralajmëron edhe revision për këtë projekt në gjashtë muajt e parë.

Allagjozovski, anëtarë i shoqatës së shkrimtarëve të pavarur, e quan veten si njeri a partiak, ndërkaq vjen nga Strumica dhe është  prind i dy fëmijëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu