Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë fillon vizitën zyrtare në Shqipëri

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, ka filluar vizitën zyrtare njëditore në Shqipëri, ndërkohë është takuar me kryeministrin Edi Rama. Kryeministri Rama ka pritur në takim ministrin turk Pakdemirli në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe zyrtarë të tjerë.

Pas takimit me kryeministrin Rama, ministri Pakdemirli do të realizojë takim edhe me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

Pas takimeve me zyrtarët në Tiranë, ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, do të vizitojë Qarkun e Shkodrës, ku Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) do të shpërndajë ndihma për fermerët në zonat e përmbytura në muajit e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu