Ministri turk i Kosovës: Koha për Bayraktar

Ministri i Kosovës për Zhvillim Rajonal dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka tha se Kosova po punon për blerjen e dronëve luftarakë turq Bayraktar SIHA.

Damka ka studiuar në Turqi si pjesë e Projektit të Madh Studentor të nisur në vitin 1992 dhe në një intervistë për AA ka komentuar tensionet e fundit në veri të Kosovës, pritshmëritë e Turqisë për uljen e tensioneve, hapat e ndërmarrë për rritjen e aftësive mbrojtëse dhe kujton ditë studentore.

Damka theksoi se Kosova hyn në të gjitha blerjet e armëve me qëllim të mbrojtjes dhe tha se duan të blejnë drone Bayraktar SIHA nga Turqia.

“Çështja e Bayraktarit që është në axhendën e botës dhe çështja e dronëve luftarakë është gjithashtu në axhendën tonë. Vendi ynë po kryen vazhdimisht studime për këtë. U bënë vizita. Presidenti dhe ministri ynë i Mbrojtjes vizituan avionin Bayraktar në terren. Sigurisht, ky është një proces afatgjatë. Çdo vend dëshiron të ketë drone të tillë në shtëpinë e vet, në arsenalin e vet ushtarak”, tha Damka.

Duke komentuar tensionet në rritje në veri të Kosovës ditëve të fundit, Damka thekson se është duke u bërë ajo që është e nevojshme që qytetarët në atë rajon të marrin shërbime që kanë të bëjnë me jetën e përditshme.

“Gjatë asaj kohe Serbia duhet të sillet në tryezën e dialogut dhe të arrihet një zgjidhje përfundimtare. Kosova nuk bën lëvizje që përshkallëzojnë tensionin. Nuk kemi asnjë përpjekje për të hequr barrikadat. Mund ta bëjmë, por nisma të tilla mund të rrisin edhe më shumë tensionet. Ne punojmë në bashkëpunim me forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR), NATO-n, BE-në dhe SHBA-në. Ne po mundohemi ta zgjidhim situatën me konsensus dhe jo të përshkallëzojmë”, tha Damka.

Damka po ashtu ka thënë se për Kosovën është e papranueshme kërkesa e Serbisë për krijimin e Unionit të Komunave Serbe me të drejta të ngjashme me autonominë në veri, të cilën Beogradi e ka cilësuar si kusht për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes me Prishtinën.

Duke thënë se Turqia po ndjek me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve përmes institucioneve të saj në rajon, Damka tha se të gjitha vendet janë në gatishmëri për të parandaluar një konflikt të mundshëm në Ballkan, veçanërisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë çështje është nervoze edhe Republika e Turqisë, e cila ka fjalën e saj në Ballkan. Ekziston një dialog i udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila vazhdimisht monitoron ngjarjet dhe zhvillon dialog si me Kosovën ashtu edhe me Serbinë. Turqia jep kontributet e nevojshme në këtë drejtim. Ne kemi ushtarë turq në KFOR. Shohim që ambasada dhe institucionet e tjera po bëjnë përpjekje për të rivendosur paqen në veri”, tha Damka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu